Lajme

Rekord i ri: 150 mijë persona duan të punojnë te Saab

todayOctober 11, 2025 47

Background
share close

Interesi për të punuar te kompania suedeze e mbrojtjes Saab ka arritur nivele rekord këtë vit, shkruan gazeta Svenska Dagbladet (SvD). Deri tani gjatë vitit, kompania ka marrë 150 mijë aplikime për punë dhe ka shtuar 5 mijë punonjës të rinj në stafin e saj.

Sipas Jens Fredenborg, shef i rekrutimit në Saab, vetëm në muajin shtator janë regjistruar 22 mijë aplikime, shifra më e lartë që kompania ka parë ndonjëherë.

Nëse ky ritëm vazhdon, Saab pritet të ketë 23 mijë të punësuar deri në fund të vitit. Kjo do ta vendosë kompaninë përpara Volvo Cars, e cila aktualisht po përballet me vështirësi, dhe menjëherë pas Volvo dhe Scania, që mbeten punëdhënësit më të mëdhenj privatë në Suedi.

Edhe në bursë, interesimi për Saab është rritur ndjeshëm. Vetëm gjatë tremujorit të dytë, kompania fitoi 31 mijë aksionarë të rinj. Sipas të dhënave të Euroclear, Saab është tani aksioni i gjashtë më i mbajtur nga investitorët privatë në bursën e Stokholmit.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%