Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Gjithnjë e më shumë suedezë zgjedhin të personalizojnë targat e makinave të tyre. Sipas Transportstyrelsen, numri i targave të personalizuara të miratuara ka arritur një rekord të ri gjatë vitit 2024.
– Është e qartë se njerëzit duan të dallohet dhe të bien në sy në trafik, thotë Eva Isaksen, eksperte pranë autoritetit, në një deklaratë për shtyp.
Një nga ata që kanë përfituar nga kjo mundësi është Kent Sjöström nga Hammarö, pranë Karlstad. Ai vendosi të befasojë bashkëshorten e tij duke personalizuar targën e Saab-it 99 me emrin e saj, “ANETTE”.
– Ajo nuk e dinte për këtë targë. Ishte menduar si një surprizë e vogël, tregon ai për gazetën NWT.
Personalizimi i targës ka një kosto prej 6 900 korona, dhe sipas Transportstyrelsen, të ardhurat nga këto regjistrime përdoren për të financuar projekte që përmirësojnë sigurinë rrugore në Suedi.
burimi: Omni
Written by: admin
Post comments (0)