Lajme

Rekordi 300-vjeçar i borës dhe të ftohtit ekstrem në Suedi është thyer.

todayFebruary 1, 2026 30

Background
share close

Muaji janar solli dimër pothuajse në të gjithë vendin, ndërsa në veri temperaturat ishin jashtëzakonisht të ulëta. Sipas Institutit Meteorologjik Suedez (SMHI), në Pajala nuk është përjetuar një periudhë dyjavore kaq e ftohtë që nga fillimi i matjeve në vitin 1940.

Në zonën e Pajalas, për javë të tëra ka mbizotëruar një të ftohtë i ashpër, me temperatura rreth 30 gradë nën zero. Të dhënat paraprake tregojnë se temperatura mesatare në Pajala, nga data 30 dhjetor deri më 12 janar, ishte minus 31,8 gradë.

Temperatura më e ulët në vend u regjistrua në Gielas, në malet e Laplandës, ku më 4 janar u shënuan minus 40,8 gradë.

Ndërkohë, Uppsala shënoi një rekord historik, pasi pati janarin më të pasur me reshje në 300 vjet.

Burimi: TT

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%