Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Dy nga bankat më të mëdha në Suedi kanë dalë me parashikime të ndryshme për lëvizjet e ardhshme të Bankës Qendrore.
Swedbank mendon se gjatë këtij viti norma bazë e interesit do të ulet dy herë dhe do të arrijë në nivelin 1,5%. Nga ana tjetër, SEB është më e rezervuar dhe llogarit vetëm një ulje, e cila sipas saj do të ndodhë në shtator.
Këto pritshmëri janë bërë të ditura në raportet më të fundit ekonomike të bankave.
Megjithatë, lehtësimi për familjet suedeze nuk pritet të zgjasë shumë. Ekspertët theksojnë se, sapo ekonomia të nisë të rritet me ritme më të shpejta, Banka Qendrore do të kthehet tek rritja e normës së interesit. Sipas parashikimit të SEB, deri në vitin 2027 norma do të rikthehet në të njëjtin nivel ku ndodhet sot.
Written by: admin