Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
Skandialbradio Skandi Alb Radio
Besimi i qytetarëve suedezë te kryetarja e Socialdemokratëve (S), Magdalena Andersson, ka rënë ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Sipas një sondazhi të ri, vetëm 32% e votuesve deklarojnë se kanë besim të madh tek ajo.
Sondazhi është realizuar nga kompania Demoskop, me porosi të gazetës suedeze Svenska Dagbladet (SvD). Rezultatet e rendisin Anderssonin në vendin e katërt për nga besimi i qytetarëve, pas Ulf Kristerssonit (M), Ebba Busch (KD) dhe Jimmie Åkesson (SD).
Në vendin e parë renditet kryeministri dhe kreu i Moderatëve, Ulf Kristersson, i cili gëzon nivelin më të lartë të besimit mes politikanëve të përfshirë në sondazh. Sipas rezultateve, 46% e të anketuarve thonë se kanë besim të madh tek ai.
Drejtori i kërkimeve të opinionit publik në Demoskop, Johan Martinsson, e lidh këtë rënie të besimit te Magdalena Andersson me procesin e formimit të qeverisë që pritet gjatë vjeshtës.
Ai e cilëson këtë zhvillim si një goditje të fortë për një politikane që drejton partinë më të madhe në vend.
“Është e qartë se kjo është një rënie dramatike për udhëheqësen e partisë më të madhe”, ka deklaruar Johan Martinsson për gazetën Svenska Dagbladet.
Rezultatet tregojnë se, pavarësisht pozicionit të rëndësishëm të Socialdemokratëve në politikën suedeze, besimi personal te kryetarja e tyre ka pësuar një rënie të ndjeshme.
Burimi: SVD
Link: https://www.svd.se/a/oMp0xK/andersson-tappar-i-fortroende-kristersson-i-topp
Written by: admin