Lajme

Rënie e madhe e çmimeve të banesave në shumë komuna suedeze

todayOctober 3, 2025 28

Background
share close

Nga viti 2021, çmimet kanë rënë në shumicën e komunave, disa deri në 15%.

Çmimet e apartamenteve në Suedi kanë pësuar një rënie të ndjeshme që nga kulmi i vitit 2021. Sipas një përmbledhjeje të Swedbank, çmimet kanë rënë në 125 nga 179 komuna të analizuara, raporton agjencia e lajmeve TT.

“Që çmimet e banesave gjithmonë rriten nuk është plotësisht e vërtetë,” shprehet ekonomisti i bankës për familjet, Arturo Arques.

Në përgjithësi, çmimet kanë zbritur me mesatarisht 3%, por në disa zona rënia ka kaluar 10%. Rëniet më të mëdha janë regjistruar në Upplands Väsby (–12%), Botkyrka (–11,4%) dhe Haninge (–11,2%).

Tendenca shihet edhe në qytetet e mesme: në Linköping çmimet ranë me 12%, ndërsa në Jönköping me 10,3%. Në Eskilstuna, rënia ishte edhe më e thellë, me 15%, duke i kthyer çmimet në nivelet e vitit 2018.

Megjithatë, një përjashtim është Stokholmi, ku çmimet kanë shënuar rritje prej 3,7% që nga viti 2021.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%