Lajme

Rënie e ndjeshme në blerjet online. Konsumatorët Suedezë shpenzojnë më pak

todayFebruary 24, 2025 21

Background
share close

Tregtia elektronike në Suedi ka nisur vitin me një rënie të konsiderueshme. Gjatë muajit janar, shitjet online arritën një qarkullim prej 10,9 miliardë kronash, duke rënë me 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas raportit të fundit nga Svensk Handel.

Pavarësisht një rritjeje të lehtë në numrin e blerësve online, shuma e përgjithshme e shpenzimeve ka qenë më e ulët. Ekspertët e industrisë e shohin këtë si një tregues të qartë të sfidave ekonomike që ende po ndikojnë tek konsumatorët.

— Fillimi i dobët i vitit për tregtinë elektronike është një sinjal i qartë se shumë biznese vazhdojnë të përballen me vështirësi. Thjesht, konsumatorët ende nuk e kanë rikuperuar fuqinë e tyre blerëse, deklaroi Per Ljungberg, drejtues i inovacionit në Svensk Handel, në një komunikatë për shtyp.

Ai nënvizoi gjithashtu se pasiguria ekonomike po ndikon në të gjithë sektorin e tregtisë, dhe tregtia elektronike nuk bën përjashtim. Me këtë trend, pritet që bizneset të përballen me sfida të mëdha në muajt e ardhshëm.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%