Lajme

Rënie e papritur e çmimeve të apartamenteve në Stokholm gjatë korrikut

todayAugust 2, 2026 11

Background
share close

Çmimet e apartamenteve në Stokholm kanë pësuar një rënie më të madhe se sa pritej gjatë muajit korrik, raportoi agjencia suedeze e lajmeve TT.

Në të gjithë Suedinë, çmimet e apartamenteve ranë me 4,6%. Megjithatë, rënia ishte dukshëm më e madhe në rajonin e Stokholmit të Madh (Storstockholm).

Sipas statistikave të publikuara nga banka shtetërore SBAB dhe portali i pasurive të paluajtshme Booli, çmimet e apartamenteve në këtë rajon u ulën me 7,1%.

Kryeekonomisti i SBAB-së, Robert Boije, tha se rënia e çmimeve në Stokholmin e Madh është e pazakontë dhe bie qartë në sy. Sipas tij, kjo nuk lidhet vetëm me apartamentet në qendër të Stokholmit, por prek të gjithë qarkun.

Boije shtoi se nuk sheh një arsye të qartë që mund ta shpjegojë këtë rënie. Megjithatë, ai kujtoi se gjatë muajve të verës zakonisht bie edhe numri i shitjeve të banesave, gjë që mund të ketë ndikuar në zhvillimet e tregut të pasurive të paluajtshme.

Burimi:Omni/TT

Link: https://tt.omni.se/prisras-pa-lagenheter-i-juli-sticker-ut/a/M79k4B

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%