Lajme

Rërë nga Sahara mund të sjellë “shi të kuq” mbi Göteborg.

todayFebruary 24, 2026 33

Background
share close

Një fenomen i njohur si “shi i kuq” pritet të arrijë në zonën e Göteborgut në fund të kësaj jave, raporton gazeta (GP).

Shiu i kuq ndodh kur rëra me ngjyrë të kuqërremtë nga Sahara bartet nga erërat drejt Evropës. Kur kjo rërë përzihet me reshjet, ajo i jep shiut një ngjyrë të kuqe.

Meteorologia Therese Fougman shpjegon se fenomeni nuk është i rrezikshëm.

“Nëse qëndron me gojën hapur dhe bien pika shiu, është pak a shumë si të marrësh një gllënjkë ujë në plazh  sikur të të futet pak rërë mes dhëmbëve”, thotë ajo.

Megjithatë, ende nuk është plotësisht e sigurt nëse shiu mbi Göteborg do të marrë vërtet ngjyrë të kuqe. Sipas Fougman, ekziston mundësia që rëra të shpërndahet dhe të përfundojë që mbi Danimarkë, pa arritur deri në Suedi.

Ndërkohë, ajri i ngrohtë që vjen nga jugu do të ndikojë edhe në rritjen e temperaturave. Në disa pjesë të Evropës, temperaturat mund të arrijnë deri në 20 gradë Celsius. Në bregun perëndimor të Suedisë pritet që temperaturat të shkojnë rreth 10 gradë Celsius.

Burimi: GP/SMHI

Link: https://www.gp.se/nyheter/goteborg/afrikanskt-blodregn-kan-na-goteborg.39ea6efe-8516-4548-ad27-7ed9611b1e2c

https://www.smhi.se/vader/prognoser-och-varningar/vaderprognos/q/Stockholm/2673730

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%