Lajme

Restorantet marrin vendin e dyqaneve në Stockholm

todayFebruary 11, 2025 17

Background
share close

Numri i dyqaneve në kryeqytet po bie me ritme të shpejta, ndërsa restorantet po shtohen në të njëjtën masë. Një raport i fundit nga Dhoma e Tregtisë e Stokholmit tregon një ndryshim të dukshëm në peizazhin tregtar të qytetit.

Që nga viti 2017, numri i dyqaneve është ulur me 12%, ndërsa ai i restoranteve është rritur me 10%. Për herë të parë, kryeqyteti suedez ka më shumë restorante sesa dyqane.

– Duket se stokholmas-it dhe suedezët në përgjithësi kërkojnë më shumë shërbime të bazuara në përvoja sesa blerjet tradicionale, thotë Carl Bergkvist, kryeekonomist në Dhomën e Tregtisë të Stokholmit, për Dagens Nyheter.

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se kjo prirje është pjesë e një ndryshimi më të gjerë në sjelljen e konsumatorëve, ku përvoja dhe shërbimi po zëvendësojnë blerjet fizike në dyqane. Në të njëjtën kohë, konkurrenca nga tregtia online ka bërë që shumë dyqane të mos mund të mbijetojnë në qendrat e qyteteve.

Për pronarët e bizneseve, ky ndryshim paraqet sfida, por edhe mundësi të reja për investime në sektorin e gastronomisë dhe shërbimeve.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%