Lajme

Rezultatet e Policisë përkeqësohen pas riorganizimit të madh

todayOctober 22, 2025 25

Background
share close

Reforma e madhe e Policisë, që filloi dhjetë vjet më parë, kishte për qëllim të sillte më shumë zbardhje të krimeve dhe kosto më të ulëta. Por sipas një raporti të ri nga Zyra Kombëtare e Auditimit (Riksrevisionen), ndodhi e kundërta.

Raporti tregon se sot, si zbardhja e krimeve ashtu edhe efikasiteti i përdorimit të parave publike, janë më të dobëta se në vitin 2015, kur hyri në fuqi reforma policore.

Një tjetër synim i madh ishte rritja e pranisë së policisë në nivel lokal, por edhe ky objektiv nuk është arritur.

Sipas hetuesve, problemi kryesor ka qenë mënyra se si është drejtuar policia nga brenda.

“Ne kemi parë që drejtimi i brendshëm nuk ka qenë mirë i organizuar dhe nuk ka arritur të kuptojë nevojat reale që ekzistojnë në terren,” tha Helena Fröberg, udhëheqëse e projektit të auditimit.

Zyra e Auditimit thekson se rezultatet janë zhgënjyese, pasi reforma ishte menduar të përmirësonte punën e policisë, por pas dhjetë vitesh, efektet kanë qenë negative.

Burimi: Aftonbladet

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%