Lajme

Riksbanken: Do të duhet kohë para se ekonomia të kthehet në normalitet

todayDecember 18, 2025 9

Background
share close

Riksbanka njofton se, edhe pse inflacioni ka ndryshuar nga muaji në muaj, në përgjithësi ai ka ecur sipas parashikimeve të bankës qendrore të bëra në shtator dhe është afruar me nivelin 2%. Kjo thuhet në një komunikatë për media të publikuar nga banka qendrore suedeze.

Sipas Riksbankës, krahasuar me parashikimet e shtatorit, rritja ekonomike ka qenë më e lartë se sa pritej dhe gjendja ekonomike vlerësohet të jetë më e fortë.

Banka qendrore thekson se këto zhvillime i japin bordit drejtues më shumë siguri se rimëkëmbja ekonomike ka nisur. Megjithatë, sipas saj, do të kalojë ende kohë para se ekonomia të arrijë një gjendje normale.

Sa i përket viteve në vijim, Riksbanken parashikon që inflacioni, i matur sipas indeksit KPIF, të jetë 0,9% në vitin 2026. Ndërsa për vitin 2027, inflacioni pritet të rritet dhe të arrijë në nivelin 1,7%.

Banka qendrore vlerëson se ekonomia është në fazë rimëkëmbjeje, por thekson se procesi do të jetë gradual.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%