Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Riksbanken në Suedi ka vendosur të mos ndryshojë normën bazë të interesit, e cila mbetet në 1,75%. Megjithatë, banka qendrore suedeze thotë se ende ekziston mundësia që norma e interesit të rritet më vonë gjatë këtij viti.
Në njoftimin e saj, Riksbanken thekson se inflacioni i matur vazhdon të jetë i ulët, ndërsa papunësia mbetet e lartë. Megjithatë, gjatë verës ekonomia ka dhënë disa sinjale të ndryshme nga parashikimet e mëparshme.
Sipas Riksbanken, rritja ekonomike dhe inflacioni kanë qenë më të larta gjatë verës se sa ishte parashikuar në prognozën e publikuar në muajin qershor.
Një tjetër faktor që po ndiqet me kujdes është situata në Lindjen e Mesme. Riksbanken vlerëson se pasiguria lidhur me zhvillimet në rajon është e madhe dhe kjo mund të rrisë rrezikun që inflacioni të shtohet.
Megjithatë, banka qendrore suedeze thekson se efektet e konfliktit në Lindjen e Mesme deri tani kanë qenë më të buta nga sa pritej.
Për momentin, pra, norma mbetet në 1,75%, por Riksbanken nuk e përjashton mundësinë e një rritjeje të normës së interesit më vonë gjatë vitit, në varësi të zhvillimit të inflacionit, ekonomisë, punësimit dhe situatës ndërkombëtare.
Burimi: Riksbank
Link:https://www.riksbank.se/sv/press-och-publicerat/nyheter-och-pressmeddelanden/pressmeddelanden/2026/styrrantan-oforandrad-pa-175-procent5/
Written by: admin