Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Suedia nuk mund të vazhdojë të mbështetet te gjigantët amerikanë të pagesave, sepse kjo është shumë e pasigurt nga këndvështrimi i gatishmërisë dhe sigurisë. Kështu shkruajnë drejtori i bankës qendrore suedeze, Erik Thedeen, dhe katër zëvendësdrejtorët e Svergie Riksbank në një artikull debati në gazetën Dagens Nyheter.
“Për shembull, Riksbanken mendon se suedezët duhet të kenë qasje në më shumë zgjidhje sesa Swish për të kryer pagesa digjitale të shpejta ndërmjet bankave të ndryshme”, thuhet në artikull.
Në këtë shkrim, drejtuesit e bankës qendrore argumentojnë se bankat e mëdha suedeze duhet të zhvillojnë më shumë shërbime për pagesa të menjëhershme. Dhe nëse bankat nuk e bëjnë këtë vullnetarisht, atëherë ato duhet të detyrohen.
Sipas tyre, përqendrimi i madh vetëm te disa shërbime ose vende mund ta bëjë tregun suedez të pagesave më të cenueshëm.
Debatuesit e artikullit:
Erik Thedéen, riksbankschef
Aino Bunge, förste vice riksbankschef
Per Jansson, vice riksbankschef
Anna Seim, vice riksbankschef
Göran Hjelm, vice riksbankschef
Burimi: Dagens Nyheter
Link: https://www.dn.se/debatt/swish-racker-inte-bankerna-maste-kavla-upp-armarna/
Written by: admin