Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Riksbanken ka sinjalizuar se mund të ndalojë për momentin ciklin e uljeve të normës së interesit, pas reduktimit të saj nga 2,50% në 2,25% në muajin janar. Vendimi u mor unanimisht nga drejtoria e bankës, sipas protokollit të publikuar.
Guvernatori i Riksbank, Erik Thedéen, vuri në dukje përmirësimin e ekonomisë suedeze në fund të vitit 2024, duke sugjeruar se nuk priten ulje të tjera në të ardhmen e afërt.
“Vlerësimi im është se me vendimin e sotëm, norma bazë e interesit ka rënë mjaftueshëm,” tha Thedéen.
Megjithatë, situata ekonomike mbetet e pasigurt. Zëvendësguvernatorja e parë e Riksbank, Anna Breman, theksoi se ekonomia është e dobët, por një rrezik i lartë inflacioni është i kufizuar. Ajo nuk përjashtoi as mundësinë e një uljeje të mëtejshme dhe as një rritje të normës në të ardhmen.
“Probabiliteti që hapi i radhës të jetë një ulje tjetër e interesit është më i madh sesa ai për një rritje,” deklaroi Breman.
Ekspertët do të ndjekin me vëmendje zhvillimet ekonomike për të parë nëse Riksbanken do të mbajë këtë kurs apo do të ndërmarrë masa të reja në muajt e ardhshëm.
Written by: admin
Post comments (0)