Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Parashikimet për inflacionin janë të qëndrueshme, ndërsa ka shenja të një rikuperimi ekonomik. Kjo ishte mesazhi kryesor i Erik Thedéen, kreut të Bankës Qendrore të Suedisë, gjatë konferencës për shtyp pas vendimit për uljen e normës bazë të interesit me 25 pikë përqindjeje.
Thedéen nënvizoi se uljet e normave janë bërë në mënyrë graduale, por në një ritëm të shpejtë, për të adresuar sfidat ekonomike në kohë.
– “Vepruam më herët se vendet e tjera të krahasueshme. Ne besojmë se kemi qenë proaktivë dhe të gatshëm për të përballuar sfidat,” tha ai.
Lidhur me dobësimin e kronës suedeze, Thedéen vuri në dukje se kjo situatë mund të përbëjë një rrezik për inflacionin. Megjithatë, ai theksoi se dobësimi i saj së fundmi është rezultat kryesor i forcimit të ndjeshëm të dollarit amerikan në tregjet globale.
Vendimi i Bankës Qendrore për uljen e normës bazë synon të ruajë stabilitetin ekonomik dhe të ndihmojë në rikthimin e një ekuilibri të qëndrueshëm në tregjet financiare.
Written by: admin
Post comments (0)