Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
Skandialbradio Skandi Alb Radio
Hetimi zbulon se 4% e kompanive që kanë kontrata me shtetin përfaqësohen nga persona me lidhje me rrjetet kriminale.
Kompanitë që kanë lidhje me krimin e organizuar janë të përfshira në një numër të madh të blerjeve dhe kontratave të institucioneve shtetërore në Suedi. Kështu thuhet në një raport të publikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Suedisë (Riksrevisionen).
Sipas raportit, një analizë e kryer nga Agjencia Tatimore Suedeze (Skatteverket) ka përfshirë 34 mijë kompani që furnizojnë 197 institucione shtetërore.
Rezultatet tregojnë se 4% e këtyre kompanive përfaqësohen nga persona që kanë lidhje me rrjetet kriminale.
Megjithatë, Riksrevisionen thekson se kjo nuk do të thotë se në këto kompani zhvillohet domosdoshmërisht veprimtari kriminale. Por prania e personave me lidhje me krimin e organizuar në kompanitë që furnizojnë shtetin tregon se ekzistojnë rreziqe të cilat institucionet shtetërore duhet t’i marrin seriozisht dhe t’i kenë parasysh gjatë bashkëpunimit dhe lidhjes së kontratave me furnizuesit.
Burimi: riksrevisionen
Link: https://www.riksrevisionen.se/nyhetsarkiv/nyhetsarkiv/2026-11-26-statliga-leverantorer-kopplade-till-organiserad-brottslighet.html
Written by: admin