Lajme

Röda dagar 2026. Si të shfrytëzoni ditët e kuqe për pushime më të gjata.

todayDecember 28, 2025 256

Background
share close

Viti 2026 sjell 13 ditë të kuqe në Suedi, prej të cilave 7 bien gjatë javës, duke krijuar mundësi për pushime të gjata nëse planifikoni ditët e lejes me kujdes.

Pashkët dhe 1 maji:

  • Långfredag (3 prill) dhe annandag påsk (6 prill) ofrojnë mundësi për të marrë deri në 10 ditë pushim duke përdorur disa ditë leje.
  • 1 maji bie të premten, ndërsa Kristi Himmelsfärdsdag është të enjten më 14 maj. Duke shtuar një ditë të klëmduar (të premten), mund të keni deri në 9 ditë pushim në maj.

Nationaldagen (6 qershor) bie të shtunën, por disa vende pune ofrojnë kompensim për ditë të shtunë.

Dimri: Dhjetori dhe fillimi i janarit:

  • Julafton bie të enjten, juldagen të premten dhe annandag jul të shtunën. Duke planifikuar ditët e lejes rreth kësaj periudhe, mund të keni deri në 18 ditë pushim nga 24 dhjetori deri më 10 janar, në varësi të ditëve të lirë të vendit të punës.

Lista e ditëve të kuqe në 2026:

  • 1 janar – Nyårsdagen (e enjte)
  • 6 janar – Trettondagen (e martë)
  • 3 prill – Långfredag (e premte)
  • 5 prill – Påskdagen (e diel)
  • 6 prill – Annandag påsk (e hënë)
  • 1 maj – Första maj (e premte)
  • 14 maj – Kristi Himmelsfärdsdag (e enjte)
  • 24 maj – Pingstdagen (e diel)
  • 6 qershor – Sveriges nationaldag (e shtunë)
  • 20 qershor – Midsommardagen (e shtunë)
  • 31 tetor – Alla helgons dag (e shtunë)
  • 25 dhjetor – Juldagen (e premte)
  • 26 dhjetor – Annandag jul (e shtunë)

Kujdes: Disa ditë si Midsommarafton, Julafton dhe Nyårsafton nuk janë zyrtarisht ditë të kuqe, por shumë vende pune janë të mbyllura. Ditët e klëmdura mund të përdoren për të zgjeruar pushimet, varësisht nga marrëveshja e vendit të punës.

Burimi: SVD/Rödadagar.se

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%