Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Më 1 korrik hyn në fuqi një rregull i ri që do ta bëjë më të lirë për qytetarët të mbyllin një kredi me normë interesi fikse përpara afatit. Kjo vjen pas ndryshimit të mënyrës se si bankat llogarisin tarifën që zakonisht duhet paguar kur prish një kredi të tillë.
Sipas Ulrika Andersdotter, juriste në Zyrën për Konsumatorët, tani do të përdoret një metodë e re për këtë përllogaritje. Në vend të mënyrës së vjetër, do të përdoret një normë e quajtur “swap”, e cila tregon sa i kushton vërtet bankës që ti ta mbyllësh kredinë para kohe.
“Ky është një ndryshim më i drejtë për konsumatorët”, thotë ajo.
Qëllimi i këtij rregulli të ri është që qytetarët të kenë mundësinë të ndryshojnë kredi pa paguar shumë shtrenjtë, nëse gjejnë kushte më të mira diku tjetër.
Burimi: GP
Written by: admin
Post comments (0)