Lajme

Rregull i ri për prindërit që marrin VAB. Ndryshimet hyjnë në fuqi më 1 prill 2026

todayFebruary 13, 2026 637

Background
share close

Nga 1 prilli 2026 do të ndryshojnë rregullat për prindërit që marrin VAB, pra kompensim kur qëndrojnë në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijën. Försäkringskassan ka vendosur të shkurtojë afatin për aplikim për kompensim.

Deri tani, prindërit kishin 90 ditë kohë për të dërguar kërkesën pasi fëmija ishte sëmurë. Me rregullin e ri, ata do të kenë vetëm 30 ditë kohë për të aplikuar.

Sipas njoftimit, nëse fëmija sëmuret më 1 prill 2026 ose më vonë, prindi duhet të dërgojë kërkesën më së voni 30 ditë pas ditës së parë që ka qëndruar në shtëpi me fëmijën.

Rregulli i ri vlen për:

  • VAB-in e zakonshëm,
  • kompensimin 10-ditor në lidhje me lindjen ose adoptimin e një fëmije,
  • si dhe për të ashtuquajturat ditë kontakti.

Ka edhe një përjashtim. Nëse prindi merr kompensim sepse fëmija është i sëmurë rëndë, atëherë nuk ka afat të kufizuar për aplikim. Por nëse fëmija nuk konsiderohet më i sëmurë rëndë, atëherë zbatohet rregulli i 30 ditëve.

Autoriteti thekson se nëse kërkesa dorëzohet me vonesë, prindi rrezikon të humbasë të drejtën e kompensimit, përveç rasteve kur ka arsye të vlefshme për vonesën.

Shkurtimi i afatit është pjesë e një përditësimi më të madh të rregullave për VAB gjatë vitit 2026. Qëllimi i ndryshimeve është që më shumë familje të kenë të drejtë për kompensim në më shumë situata.

Që nga fillimi i këtij viti, rregullat janë zgjeruar. Tani kompensimi mund të jepet jo vetëm kur fëmija është i sëmurë, por edhe kur prindi duhet të marrë pjesë në takime me shkollën, parashkollën ose shërbimet sociale që lidhen me kujdesin dhe nevojat e fëmijës.

Rregullat e reja vlejnë edhe për rastet kur prindi shoqëron fëmijën te mjeku ose merr pjesë në takime në shkollë apo me shërbimet sociale.

Burimi: marcusoscarsson

Link:https://marcusoscarsson.se/ny-regel-rullas-ut-till-foraldrar-som-vabbar-fran-1-april/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%