Lajme

Rregulla të reja në BE për makinat nga viti 2026

todaySeptember 30, 2025 79

Background
share close

Nga viti 2026, për të gjithë shoferët në vendet e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe Suedinë, hyjnë në fuqi rregulla të reja që ndryshojnë mënyrën si prodhohen, përdoren dhe kontrollohen makinat. Ndryshimet prekin emetimet (Ndotjen), bateritë, sigurinë dhe transportet.

Euro 7 – standard i ri për emetimet

Më 29 nëntor 2026 hyn në fuqi norma e re Euro 7 për të gjitha modelet e reja të makinave dhe automjetet e lehta transportuese. Një vit më pas ajo do të zbatohet për të gjitha makinat e reja që regjistrohen.

  • Do të maten më saktë grimcat shumë të imta që dalin nga motorët me benzinë.
  • Frenat dhe gomat do të kenë kufij të rinj për grimcat që lëshojnë gjatë përdorimit. Gomat e reja pritet të zgjasin më shumë dhe të ndotin më pak.
  • Makinat elektrike dhe hibride me karikim do të duhet të përmbushin kërkesa të reja për jetëgjatësinë e baterive.
    • Pas 5 vitesh ose 100 mijë kilometrash, bateria duhet të ruajë të paktën 80% të kapacitetit.
    • Pas 160 mijë kilometrash, nuk duhet të bjerë nën 72% të kapacitetit fillestar.
  • Prodhuesit janë të detyruar të tregojnë me dokumente se bateritë dhe sistemet e motorit mbajnë performancën në kohë.
  • Sistemet që pastrojnë gazrat duhet të provojnë se funksionojnë gjatë gjithë jetës së makinës.

Siguria: sistem i ri emergjence

Nga 1 janari 2026, të gjitha makinat e reja duhet të kenë sistemin Next Generation eCall.

  • Ky sistem thërret automatikisht shërbimet e shpëtimit në rast aksidenti.
  • Pa të, makina nuk merr leje për qarkullim.
  • Nga viti 2027, asnjë makinë e re nuk mund të regjistrohet pa këtë sistem.
  • Ai do të funksionojë edhe për makinat elektrike dhe hibride.

Transporti me furgonë

Kompanitë që përdorin automjete transportuese nga 2,5 deri 3,5 ton do të kenë detyrime të reja.

  • Që nga 1 korriku 2026, këto mjete duhet të kenë tahografë inteligjentë.
  • Pajisjet do të regjistrojnë kohën e drejtimit dhe pushimit, kalimet e kufijve dhe çdo përpjekje manipulimi.
  • BE thotë se kjo rrit sigurinë e transportit dhe përmirëson kushtet e punës për shoferët profesionistë.
  • Rregullat vlejnë edhe për transportet brenda Suedisë që kalojnë kufirin drejt një vendi tjetër të BE-së. Kompanitë duhet të përgatisin stafin dhe procedurat që të shmangin gjobat.

Ekonomi dhe taksa

Rregullat e BE-së ndikojnë edhe në vlerat e përfitimeve për makinat elektrike dhe ato të shërbimit.

  • Makinat që plotësojnë Euro 7 do të bëhen më tërheqëse për individë dhe kompani.
  • Por vendimet për taksat dhe përfitimet do të merren në nivel kombëtar, nga Skatteverket dhe Transportstyrelsen në Suedi.

Me këto rregulla, BE synon të ulë ndotjen, të rrisë sigurinë dhe të garantojë kushte më të drejta për transportin në të gjithë unionin.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%