Lajme

Rregulla të reja në BE: Tani makinat duhet të kenë ndezur dritat e pasme edhe gjatë ditës

todayNovember 10, 2025 33

Background
share close

BE-ja ka ndryshuar rregullat e trafikut për sigurinë e makinave. Sipas gazetës Vi Bilägare, të gjitha makinat e reja nuk mund të udhëtojnë më me dritat e pasme të fikura gjatë ditës.

Makinat që udhëtojnë me dritat e pasme të fikura gjatë agimit, mbrëmjes apo mjegullës kanë shkaktuar probleme serioze në sigurinë e trafikut. Rregullat e BE-së për dritat e ditës (DRL – Daytime Running Light) kanë bërë që disa makina të kenë automatizëm që fik dritat e pasme, dhe shpesh ato nuk ndizeshin në kushte të këqija shikimi.

Polici i trafikut, Joakim Abrahamsson, ka kritikuar makinat dhe shoferët që harrojnë të ndezin dritat e ulëta.

“Nuk mund të mbështetesh tek kjo. Nëse i jep makinës me dritat e pasme të fikura në mjegull, ekziston rreziku që dikush të të godasë nga pas. Mendoni sikur të dilni në korsinë e kundërt dhe të vijë një kamion i ngarkuae me  dru,” thotë Abrahamsson për gazetën Carup.

Por tani gjërat po ndryshojnë. BE-ja ka vendosur që të gjitha makinat e reja duhet të kenë ndezur si dritat e ditës ashtu edhe dritat e pasme, edhe gjatë ditës. Ky ndryshim do të vlejë për të gjitha modelet e reja të miratuara nga 22 shtator 2024 e tutje. Ky vendim është marrë pa shumë njoftime publike.

Kjo do të thotë që makinat e reja do të kenë gjithmonë ndezur dritat e pasme edhe në dritë dielli. Rregullat specifikojnë se dritat e pasme duhet të jenë ndezur kur intensiteti i dritës është midis 1000 dhe 7000 lux. Në praktikë, kjo do të thotë se ato do të jenë gjithmonë ndezur gjatë ditës, sepse 7000 lux përkon me një ditë të ndritshme dhe me re. Kur intensiteti i dritës bie nën 1000 lux, makina duhet të ketë ndezur dritat e ulëta.

Makinat që janë miratuar para 22 shtator 2024 mund të vazhdojnë të udhëtojnë me dritat e pasme të fikura. Por ekzistojnë propozime që pas vitit 2027 të mos lejohet më shitja e makinave me dritat e pasme të fikura, thotë Vi Bilägare.

Rregullat e vjetra synonin kursimin e energjisë, por me dritat moderne LED, kursimi është praktikisht i papërfillshëm.

Ky ndryshim synon të përmirësojë sigurinë në trafik, duke ulur rrezikun e aksidenteve kur makinat nuk janë të dukshme nga pas apo në kushte të keqija atmosferike.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%