Lajme

Rregulla të reja për blerjen e banesave në Suedi

todayMarch 18, 2026 73

Background
share close

Qeveria ka paraqitur një propozim të ri ligjor që mund të ndryshojë mënyrën se si blihen banesat në Suedi.

Në këtë propozim, thuhet se do të bëhet e mundur që një person të marrë një banesë për ta përdorur (me qira), por me të drejtën që ta blejë atë më vonë. Ky model quhet “hyrje me mundësi blerjeje” (hyrköp).

Ky ndryshim synon ta bëjë më të lehtë hyrjen në tregun e banesave për njerëzit që nuk kanë para të mjaftueshme të kursyera për pagesën fillestare.

Ministri i Infrastrukturës dhe Strehimit, Andreas Carlson, tha se:

“Hyrja me mundësi blerjeje i jep mundësi njerëzve të jetojnë në një banesë dhe të kenë të drejtën për ta blerë atë më vonë.”

Gjatë kohës që jetojnë në banesë, ata mund të kursejnë para për pagesën fillestare. Kjo mund të ndihmojë më shumë njerëz të hyjnë në tregun e banesave me pronësi, sidomos të rinjtë dhe ata që nuk kanë kapital.

E drejta ekskluzive për blerje

Sipas ligjit të ri, personi që jeton në banesë me këtë formë do të ketë të drejtë të vetme (ekskluzive) për ta blerë atë brenda një periudhe të caktuar. Kjo do të thotë se askush tjetër nuk mund ta blejë banesën gjatë asaj kohe.

Kontrata do të jetë e detyrueshme

Për këtë lloj marrëveshjeje do të bëhet një kontratë e detyrueshme mes palëve. Qeveria thotë se kjo do të krijojë siguri dhe qartësi për të dyja palët.

Propozimi lejon gjithashtu që të jepet një premtim i detyrueshëm për shitjen e një prone në të ardhmen.

Kur hyn në fuqi ligji?

Ligji i ri për hyrje me mundësi blerjeje pritet të hyjë në fuqi më 2 korrik 2026.

Propozimi pritet të miratohet, sepse partitë e marrëveshjes “Tidö” kanë shumicën në parlament.

Ndryshime të tjera në të njëjtin propozim

Në këtë propozim ka edhe ndryshime për apartamentet që janë në pronësi (ägarlägenheter).

Sipas rregullave të reja, nëse një pronar sillet shumë keq ose shqetëson fqinjët, ai mund të detyrohet ta shesë apartamentin e tij.

Burimi:Marcusoscarsson.se

Link: https://marcusoscarsson.se/just-nu-nya-regler-nar-man-koper-bostad/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%