Lajme

Rregulla të reja për makinat e përdorura: Tregtarët duhet të paralajmërojnë për problemet me 2G dhe 3G

todayNovember 5, 2025 50

Background
share close

Që nga 1 nëntori, kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për shitjen e makinave të përdorura në Suedi. Sipas tyre, tregtarët janë të detyruar të njoftojnë blerësit nëse një makinë mund të ketë probleme për shkak të mbylljes së rrjeteve 2G dhe 3G.

Këto rrjete po fiken në të gjithë vendin, dhe kjo mund të ndikojë në funksione të rëndësishme të sigurisë, si sistemi eCall, që automatikisht telefonon numrin 112 në rast aksidenti.

Kur 2G dhe 3G të mos ekzistojnë më, funksioni eCall dhe disa aplikacione të makinës mund të mos punojnë si më parë.

Dy deklarata të reja për makinat e përdorura

Tani ekzistojnë dy lloje të reja varudeklaratash (VDN) një për makinat elektrike dhe një për automjetet e tjera.

Një risi tjetër është se gjendja e baterisë tani duhet të përfshihet detyrimisht në deklaratën e makinës.

Detyrim për transparencë të plotë

Deri tani, shumë tregtarë kanë qenë të paqartë ose nuk kanë përmendur fare ndikimin që mbyllja e rrjeteve mund të ketë te makinat. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te blerësit, pasi shumë prej tyre kanë zbuluar më vonë se disa funksione të rëndësishme nuk punojnë.

Por me rregullat e reja, çdo tregtar duhet të japë një përgjigje të qartë në varudeklaratë:

A ndikohet makina nga mbyllja e rrjeteve 2G/3G apo jo?

Nëse tregtari nuk është i sigurt, duhet të shënojë në dokument se funksioni mund të ndikohet.

Kështu thotë David Norrbohm, jurist i Shoqatës Suedeze të Tregtarëve të Makinave (MRF), për faqen MRF.se.

Konsumentverket në bashkëpunim me tregtarët

Konsumentverket (Agjencia Suedeze e Konsumentit) dhe MRF kanë bashkëpunuar për të sqaruar si duhet të shkruhen këto informacione në deklaratat e reja. Qëllimi është që blerësit të jenë plotësisht të informuar dhe të mos mashtrohen nga mungesa e të dhënave.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%