Lajme

Rregulla të reja për ngrohjen me fjärrvärme, pritet të ndikojnë në çmimet

todayDecember 11, 2025 18

Background
share close

Ngrohja me fjärrvärme është mënyra më e zakonshme e ngrohjes në Suedi. Më shumë se gjysma e të gjitha banesave dhe ndërtesave ngrohen me këtë sistem.

Vitet e fundit, çmimet e fjärrvärme-s janë rritur shumë, por tani pritet që rritjet të ngadalësohen.

Energimarknadsmyndigheten ka prezantuar një paketë masash për të forcuar mbrojtjen e klientëve në tregun e fjärrvärme-s.

Paketa përfshin tre gjëra kryesore:

  • një funksion të ri për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve,
  • një platformë për më shumë transparencë në veprimtarinë e kompanive të fjärrvärme-s,
  • dhe detyrime më të gjera informimi për kompanitë që ofrojnë shërbimin.

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve për çmimin

Funksioni i ri i zgjidhjes së konflikteve do t’u japë të gjithë klientëve mundësinë të marrin një vendim të drejtë për çështjet e tyre, gjë që sot nuk ekziston.

Agjencia beson se shumica e mosmarrëveshjeve do të lidhen me ndryshimet e çmimeve.

Ei thotë se ky funksion duhet të hetojë edhe nëse çmimet e fjärrvärme-s janë të arsyeshme.

Më shumë transparencë  presion për të mos rritur çmimet

Platforma e re e transparencës do t’u japë klientëve mundësi të krahasojnë çmimet dhe financat e kompanive të fjärrvärme-s.

Sipas Ei, kjo mund të krijojë një efekt frenues tek kompanitë, duke i penguar ato të rrisin çmimet shumë.

Më shumë informacion për klientët

Vendimi për një detyrim më të madh informimi ka qëllim që klientët të kenë mundësi të kuptojnë më mirë nëse çmimet janë të drejta.

Kjo do të arrihet përmes:

  • më shumë informacioni kur ndryshohen kontratat,
  • publikimit të qartë të të drejtave të klientëve,
  • dhe më shumë transparencë për çmimet.

Tani është radha e qeverisë të vendosë se si do t’i zbatojë këto masa dhe kur do të hyjnë në fuqi.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%