Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Banka Qendrore e Suedisë, ka paraqitur një propozim me rregulla të reja për këmbimin e kartëmonedhave të pavlefshme dhe të dëmtuara. Ndryshimet synojnë ta bëjnë procesin më të qartë dhe më të rregullt, si dhe të ulin rrezikun për pastrim parash apo veprimtari të tjera kriminale.
Çfarë parashikohet të ndryshojë?
Sipas propozimit, do të vendoset një afat i qartë kohor prej 10 vitesh për këmbimin e kartëmonedhave të pavlefshme. Kjo do të thotë se, pasi të kalojnë 10 vjet nga shpallja e tyre si të pavlefshme, ato nuk do të mund të këmbehen më.
Rregulloret e reja, nëse miratohen, parashikohet të hyjnë në fuqi më 1 korrik 2027. Kjo nënkupton se kartëmonedhat e pavlefshme më të vjetra se 10 vjet nuk do të pranohen për këmbim pas kësaj date.
Henrik Jönsson, zëvendësdrejtues i departamentit të pagesave në Riksbanken, në një intervistë për Nyheter24, ka deklaruar:
“Kartëmonedhat e pavlefshme nuk kanë vlerë dhe nuk mund të përdoren për pagesa. Ato duhet të zëvendësohen kur futen në qarkullim kartëmonedha të reja. Pas përfundimit të procesit të konsultimit dhe miratimit të rregullave, do të informojmë më gjerësisht publikun.”
Rritet tarifa për këmbimin e kartëmonedhave
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është rritja e tarifës për këmbimin e kartëmonedhave të pavlefshme.
Aktualisht tarifa është 200 korona suedeze për aplikim, por nga 1 shtatori 2026 propozohet të rritet në 300 korona për aplikim.
Sipas Jönsson:
“Ne kemi detyrim të rishikojmë kostot tona, si çdo autoritet tjetër, dhe të përdorim me kujdes fondet publike. Tarifa aktuale nuk mbulon kostot e Riksbanken, as ajo e propozuar. Tarifa u rrit për herë të fundit në vitin 2020 dhe, duke marrë parasysh rritjen e përgjithshme të kostove, një rritje e re është e arsyeshme.”
Çfarë ndodh me kartëmonedhat e dëmtuara?
Riksbanken propozon gjithashtu rregulla më të qarta për kartëmonedhat e dëmtuara. Në disa raste do të ketë përjashtime për autoritete shtetërore, si:
Këto përjashtime vlejnë për kartëmonedhat që janë dëmtuar gjatë hetimeve penale ose janë trajtuar me lënde kimike, për shembull për analiza të gjurmëve të gishtërinjve.
Çfarë nuk do të këmbehet?
Sipas propozimit:
Çfarë do të thotë kjo për qytetarët?
Shkëmbimi i fundit i kartëmonedhave dhe monedhave në Suedi u bë para 10 vitesh. Sipas Riksbanen, qytetarët kanë pasur mjaft kohë për të këmbyer kartëmonedhat e pavlefshme, shpeshherë pa pagesë ose me kosto më të ulët.
Nëse propozimi miratohet, qytetarët që kanë kartëmonedha të vjetra dhe të pavlefshme duhet t’i këmbejnë ato para 1 korrikut 2027, përndryshe ato nuk do të kenë më asnjë vlerë dhe nuk do të pranohen për këmbim.
Burimi: Nyheter24
Link: https://nyheter24.se/nyheter/ekonomi/privatekonomi/1459571-nya-regler-for-kontanter-kan-borja-galla-1-september-2026
Written by: admin