Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Rregulla të reja të Bashkimit Evropian për patentat, lejet e drejtimit janë në proces zbatimi. Ndryshimet e reja prekin veçanërisht personat që drejtojnë makina elektrike.
Sipas mediave daneze Meremobil, rregullat e reja do ta bëjnë më të lehtë drejtimin e makinave elektrike më të rënda pa pasur nevojë për një patentë të re.
Rritet kufiri i peshës
BE ka vendosur të rrisë kufirin maksimal të peshës së automjeteve që mund të drejtohen me patentë të zakonshme të kategorisë B, nga 3 500 kilogramë sa është aktualisht, në 4 250 kilogramë për automjete me lëndë djegëse alternative, kryesisht makina elektrike dhe automjete të tjera pa emetime.
Nëse keni patentë të kategorisë B për të paktën dy vjet, do të mund të drejtoni një automjet me peshë totale deri në 4 250 kilogramë, për sa kohë që automjeti funksionon plotësisht ose pjesërisht me lëndë djegëse alternative, si energjia elektrike ose biogazi, njofton Autoriteti Suedez i Transportit.
Ky vendim vjen si pasojë e faktit se makinat moderne elektrike shpesh peshojnë më shumë se makinat më të vjetra me benzinë ose naftë, për shkak të baterive të rënda. Më parë, shumë makina të mëdha elektrike kishin një peshë të tillë që kërkonin formalisht një patentë për pesha më të rëndë, gjë që ishte e kushtueshme dhe kërkonte kohë për drejtuesit.
Ndikimi për drejtuesit e zakonshëm
Për individët privatë, këto ndryshime sjellin disa përfitime të qarta. Do të jetë e mundur të drejtohen makina elektrike më të rënda me patentën standarde B, pa pasur nevojë për një patentë shtesë. Makinat elektrike më të mëdha, SUV-të e rëndë dhe madje edhe disa kamperë elektrikë do të bëhen më të aksesueshme për përdorim privat.
Rregulli gjithashtu lehtëson për ata që duan një makinë elektrike me më shumë hapësirë ngarkese, grep tërheqës ose paketë më të madhe baterish.
Pas një trajnimi të veçantë, një provimi të kaluar të drejtimit ose të dyjave së bashku, do të lejohet lidhja e rimorkios me këto automjete, për sa kohë që pesha totale nuk e kalon 5 000 kilogramë, njofton autoriteti.
Çdo shtet vendos vetë nëse do të kërkojë trajnim, provim ose të dyja. Ende nuk është e qartë se çfarë do të zgjedhë Suedia.
Rregullat hyjnë në fuqi në vitin 2027
Disa vende kanë filluar tashmë të përshtatin rregullat e tyre kombëtare si pasojë e vendimit të BE-së. Në disa raste, mund të ketë tashmë mundësi për përjashtime për të testuar kufijtë e rinj të peshës përpara hyrjes zyrtare në fuqi.
Rregullat për automjetet deri në 4 250 kilogramë do të zbatohen nga data 26 nëntor 2027.
Written by: admin