Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Në Suedi kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për peshkimin. Këto rregulla vijnë nga Bashkimi Evropian dhe vendosin kërkesa më të rrepta për mënyrën se si duhet të shënohen mjetet e peshkimit.
Ndryshimet prekin si peshkatarët amatorë (sportivë), ashtu edhe peshkatarët profesionistë, dhe mund të ndikojnë edhe në kërkesat për informacione që do të duhet të jepen në sezonet e ardhshme.
Kërkesa më të rrepta për shënjimin e mjeteve
Nga muaji janar, të gjitha mjetet pasive të peshkimit që përdoren në det duhet të jenë të shënuara qartë direkt në vetë mjetin. Më parë mjaftonte që shënjimi të ishte vetëm në bova ose shkopinj shënjues, por kjo nuk lejohet më.
Këto rregulla vlejnë si për peshkimin amator, ashtu edhe për peshkimin profesional.
Mjete pasive quhen ato mjete peshkimi që lihen në ujë pa u lëvizur vazhdimisht, si rrjetat, kurthet, koshat e peshkimit.
Për peshkatarët profesionistë, rregullat e reja do të thonë gjithashtu se është e ndaluar të merren në bord mjete pasive që nuk janë të shënuara. Shënjimi duhet të jetë i përhershëm, të mos mund të hiqet dhe të tregojë qartë se kush është pronari i mjetit.
Sipas Länsstyrelsen (Administrata e Qarkut), nga data 10 janar 2027, çdo traul përfshirë të gjithë pajisjen e traulit që mbahet në bord ose përdoret për peshkim duhet të jetë i shënuar qartë me shenjën e distriktit të anijes peshkatare, si me shkronja ashtu edhe me numra.
Si preken peshkatarët amatorë
Për ata që peshkojnë për qejf, rregullat e reja nënkuptojnë se të gjitha mjetet pasive duhet të tregojnë qartë se kush i përdor ose i zotëron ato.
Të gjitha mjetet pasive që përdoren në peshkimin rekreativ duhet të jenë të shënuara në mënyrë që të identifikohen dhe të lidhen me personin që i përdor ose i zotëron. Shënjimi duhet të jetë i qëndrueshëm, i pandashëm nga mjeti dhe i bërë nga material i fortë dhe rezistent.
Rregullat tregojnë gjithashtu se ku duhet të vendoset shënjimi në lloje të ndryshme mjetesh. Për shembull, te rrjetat shënjimi duhet të jetë në rreshtin e sipërm të rrjetës, ndërsa te linjat e gjata të peshkimit duhet të vendoset në pikën e kontaktit.
Kërkesa të reja për regjistrim në të ardhmen
Përveç shënjimit të mjeteve, ekzistojnë edhe rregulla të reja të BE-së që në të ardhmen mund të kërkojnë regjistrim dhe raportim të kapjeve për disa peshkatarë amatorë, veçanërisht për peshkimin në det.
Qëllimi i këtyre rregullave është të mblidhen më shumë të dhëna për gjendjen e rezervave të peshkut dhe për sasinë e peshkut që kapet si nga peshkatarët profesionistë ashtu edhe nga ata amatorë. Ende nuk është e qartë se kur dhe si këto rregulla do të zbatohen në Suedi, pasi ligjet kombëtare dhe sistemet e regjistrimit janë ende duke u përgatitur.
Sten Frohm, sekretar i përgjithshëm i organizatës Sportfiskarna, ka deklaruar më herët se rregullat e reja duhet të zbatohen në një mënyrë që të mos e vështirësojnë peshkimin sportiv. Sipas tij, qëllimi duhet të jetë përmirësimi i menaxhimit dhe ruajtjes së peshkut, dhe jo krijimi i më shumë burokracie.
Written by: admin