Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Më shumë se një milion njerëz në Suedi sot përdorin ujë nga pus privat për furnizimin e tyre. Kjo përfaqëson rreth 15% të popullsisë së vendit, sipas Shërbimit Gjeologjik të Suedisë (SGU).
Tani po ndryshojnë rregullat për ujin e pijshëm në familjet që kanë puse private. Autoriteti i Ushqimit në Suedi ka propozuar që të ulet kufiri i pranueshëm i floridit në këtë ujë. Arsyeja është se Autoriteti Europian për Sigurinë Ushqimore (Efsa) ka thënë se nivelet e larta të floridit mund të jenë të rrezikshme për foshnjat, fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna.
Sipas propozimit, kufiri i floridit do të bëhet 1,5 miligramë për litër ujë nga puset, që është i njëjti nivel që vlen edhe për ujin e pijshëm të komunave.
“Floridi gjendet natyrshëm në shkëmbinj dhe për këtë arsye edhe në ujërat nëntokësore. Në disa vende të Suedisë ka natyrshëm sasi të larta të floridit, ndaj disa puse mund të kenë përqendrime të larta”, shpjegon Vendela Roos, toksikologe në Autoritetin e Ushqimit.
Pronari i pusit është përgjegjës për cilësinë e ujit
Personat që kanë pus privat duhet vetë të sigurojnë që uji i tyre është i sigurt për t’u pirë.
“Është shumë e rëndësishme që uji i pusit të testohet rregullisht, sidomos nëse përdoret nga fëmijë të vegjël ose gra shtatzëna. Për familjet me fëmijë të vegjël këshilla jonë është që uji të testohet çdo vit. Për të tjerët, mjafton të testohet të paktën një herë në tre vjet”, thotë Roos.
Edhe nivelet e ulëta mund të jenë të dëmshme
Një studim i Institutit Karolinska ka treguar se ekspozimi ndaj floridit gjatë shtatzënisë ose në fëmijëri lidhet me ulje të aftësive njohëse tek fëmijët.
“Shtimi i floridit në ujin e pijshëm është shpesh i diskutueshëm, sepse disa shqetësohen për efektet shëndetësore. Studimi ynë tregon se edhe sasi të ulëta të floridit mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin e hershëm të fëmijëve”, shpjegon Maria Kippler, autore kryesore e studimit dhe docente në Institutin e Mjekësisë Mjedisore në Karolinska Institutet.
Written by: admin