Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Administrata Tatimore suedeze (Skatteverket) njofton se nga viti fiskal 2025 ndryshojnë rregullat për zbritjen e interesit të huave në deklaratat tatimore.
Sipas Skatteverket, rregullat e reja ndikojnë tek 5.8 milionë persona. Këtë vit, sa mund të zbritet interesi varet nga lloji i huas që keni marrë.
Lloji i huas ka rëndësi
Johan Schauman, ekspert për deklaratat tatimore në Skatteverket, thotë:
“Është e rëndësishme që të gjithë ata që dorëzojnë informacion të kontrolluar të dinë nëse interesi i përket një huaje me apo pa garanci, që të rezultojë saktë në deklaratë. Gjithashtu, të gjithë interesi i paguar duhet të plotësohet në formular, pavarësisht nëse huaja ka të drejtën për zbritje të plotë ose të pjesshme.”
Ndryshime të mëtejshme në 2026
Rregullat e reja vlejnë për vitin fiskal 2025, por do të ndryshojnë edhe më tej në vitin fiskal 2026.
Skatteverket thekson se është e rëndësishme që komunat, rajonet dhe shoqatat jofitimprurëse të jenë të informuara për rregullat e reja kur dorëzojnë të dhëna.
“Vendimi i parlamentit ka ndryshuar rregullat për huat pa garanci, të quajtura blanc, për shembull huat SMS, kredi konti dhe blerjet me këste. Për vitin 2025 mund të bëhet zbritje për gjysmën e interesit, ndërsa për vitin 2026 nuk do të ketë zbritje fare nëse huaja nuk ka garanci,” thotë Johan Schauman
Written by: admin