Lajme

Rregullat e reja të BE-së për e-identifikimin: Si do të ndryshojë BankID deri në vitin 2026

todayNovember 15, 2025 222

Background
share close

Suedzia pritet të prezantojë vitin e ardhshëm një e-identifikim të ri shtetëror, për të përmbushur kërkesat e reja të Bashkimit Evropian. Këto rregulla do të ndikojnë drejtpërdrejt në BankID, shërbimin më të përdorur për identifikim elektronik në vend.

Rregullat e BE-së kërkojnë më shumë siguri

BE-ja kërkon që të gjitha shtetet anëtare të forcojnë sistemet e identifikimit elektronik. Deri në nëntor 2026, Suedia duhet të prezantojë një e-identifikim të ri shtetëror me nivel sigurie më të lartë se ai i sotmi.

Kjo është e rëndësishme sepse BankID  që sot përdoret pothuajse për çdo shërbim online  do të përballet me një alternativë të re zyrtare.

BankID në shifra

  • 8,6 milionë përdorues
  • 7,6 miliardë identifikime dhe nënshkrime gjatë vitit 2024
  • 99,9% e personave 18–67 vjeç kanë BankID

Burimi: BankID

Çfarë ndryshon me e-identifikimin e ri shtetëror?

Për të përmbushur rregullat e BE-së, qeveria suedeze i ka ngarkuar Polisë së shtetit “Polismyndigheten”detyrën të krijojë zgjidhjen e re, e cila do të prezantohet në nëntor 2025.

E-identifikimi i ri duhet të ketë nivelin më të lartë të sigurisë, nivelin 4.

Kjo nënkupton:

  • do të lidhet me një kartë fizike ose kartë plastike,
  • do të kërkojë paraqitje personale gjatë lëshimit dhe rinovimit.

Ndërkohë, BankID funksionon në nivelin 3 të sigurisë, që do të thotë se mund të merret dhe të rinovohet plotësisht online, pa vajtur në bankë ose në një institucion publik.

Një ndryshim tjetër i madh është se e-identifikimi shtetëror do t’u jepet edhe:

  • personave pa numër personal suedez,
  • qytetarëve me vështirësi ekonomike që nuk kanë kompjuter ose telefon smart.

Sipas Agjencisë për Administratë Dixhitale, kjo kategori përfshin rreth një milion njerëz në Suedi.

Si mund të ndikohet BankID?

BankID është në pronësi të gjashtë bankave private. Modeli i tyre i biznesit bazohet në:

  • pagesat që bankat u bëjnë për lëshimin e e-identifikimit,
  • pagesat për çdo përdorim të shërbimit,
  • shitjen e shërbimit të hyrjes me BankID te kompanitë dhe institucionet publike.

Nëse shumë njerëz, kompani dhe institucione vendosin të përdorin e-identifikimin shtetëror në vend të BankID, të ardhurat e kompanisë mund të ulen.

Megjithatë, CEO-ja e BankID, Martina Skande, thotë se nuk është e shqetësuar. Ajo e sheh konkurrencën si diçka pozitive:

“Konkurrenca është shumë e rëndësishme dhe e dobishme për të gjithë. Do të jetë interesante të shohim nëse kjo do të ndryshojë tregun.”

“Ne kemi qenë shtyllë e infrastrukturës dixhitale në Suedi për më shumë se 20 vjet. Rritja e konkurrencës hap mundësi të reja.”

Dy lloje e-identifikimesh në Suedi

Kur rregullat e reja të BE-së të hyjnë në fuqi, Suedia do të ketë:

  1. E-identifikim shtetëror me sigurinë më të lartë (nivel 4)
  2. Zgjidhje private, kryesisht BankID dhe Freja eID, më të fokusuara te përdorimi i shpejtë dhe plotësisht dixhital

Se cili do të përdoret më shumë, dhe sa shpejt institucionet suedeze do të ofrojnë alternativën shtetërore, do të shihet nga nëntori i vitit të ardhshëm.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%