Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Rreth 600 persona në vit do të kenë mundësinë të marrin ndihmën për rikthim në vendin e origjinës deri në vitin 2029, sipas vlerësimit paraprak të Migrationsverket. Këtë e raporton Ekot.
Shuma e ndihmës është rritur ndjeshëm. Për një të rritur, ajo tani është 350,000 krona, nga 10,000 krona që ishte më parë. Mund të aplikojnë vetëm ata emigrantë që kanë marrë leje qëndrimi për azil deri më 12 shtator 2024.
Personat që përfitojnë ndihmën do ta marrin atë në tre këste, sipas informacionit të TT.
Sa i përket kostove, ndihma për rikthim parashikohet të kushtojë 110 milionë krona në vitin 2026, 180 milionë në 2027, dhe 310 milionë krona për vitet 2028 dhe 2029. Këto shifra janë pjesë e buxhetit të Migrationsverket që është dërguar te qeveria.
Burimi: Svergiesradio, Omni/TT/ Migratiosverket
Link: https://www.sverigesradio.se/artikel/migrationsverket-600-personer-beraknas-fa-atervandringsbidrag
https://tt.omni.se/sa-manga-bedoms-fa-atervandringsbidrag/a/ExQqMl
https://www.migrationsverket.se/download/18.f09188f19bb7cf3a2a11a1/1772200882384/Migrationsverkets%20budgetunderlag%202027-2029.pdf
Written by: admin