Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Shërbimi i shpëtimit në Göteborg ka paralajmëruar banorët që të jenë të kujdesshëm pas stuhisë së borës këtë javë. Në një postim në Facebook, ata shkruajnë se kanë formuar copa të mprefta akulli dhe se po grumbullohet borë mbi çatitë në qytet.
Kjo paraqet rreziqe për banorët. Shërbimi i shpëtimit u bën thirrje:
“Mbani vështrimin lart, që të mos kaloni nën këto copa të mëdha akulli ose sasi bore që dalin nga çatitë.”
Në postim theksohet gjithashtu që çdo avspärring (kufizim ose shirit ndalim) duhet të respektohet. Banorët duhet të kontaktojnë pronarin e ndërtesës nëse ekziston rreziku që akulli ose bora të bjerë nga çatia.
Written by: admin