Lajme

Rrezik për mungesë të madhe shoferësh autobusi

todayOctober 24, 2025 49

Background
share close

Në Suedi po rritet rreziku për mungesë të menjëhershme të shoferëve të autobusëve. Një raport i ri nga “Sveriges Bussföretag” (Shoqata e Ndërmarrjeve të Autobusëve të Suedisë) tregon se shumë shoferë pritet të dalin në pension në vitet e ardhshme, ndërsa të rinjtë pothuajse nuk po hyjnë fare në këtë profesion.

Sipas raportit, një e treta e shoferëve të autobusëve janë 60 vjeç ose më të vjetër, ndërsa vetëm 2,8% janë nën 30 vjeç. Kjo krahasohet me shoferët e kamionëve, ku më shumë se 20% janë nën 30 vjeç.

“Ne kemi tashmë mungesë të madhe të shoferëve të autobusëve, por tani po shohim se situata është edhe më e rëndë se sa kishim parshikuar më parë,” tha Anna Grönlund, drejtoreshë e përgjithshme e “Sveriges Bussföretag”.

Shoqata kritikon rregullat në nivel të Bashkimit Evropian, të cilat e kanë bërë “praktikisht të pamundur që personat nën 24 vjeç të ngasin autobus pa kufizime”. Sipas saj, kjo ka penguar shumë të rinj të fillojnë punën si shoferë autobusi.

Tani, BE ka ndryshuar rregullin, dhe mosha minimale është ulur nga 24 në 21 vjeç.

“Tani është shumë e rëndësishme që qeveria suedeze të veprojë shpejt dhe ta fusë këtë ndryshim në ligjin suedez, në mënyrë që të rinjtë të mund të fillojnë punën më herët,” theksoi Anna Grönlund.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%