Lajme

Rrezik për ngrica të papritura në disa zona të Suedisë këtë fundjavë

todayOctober 18, 2025 24

Background
share close

Pas disa aksidenteve të ndodhura për shkak të rrugëve të rrëshqitshme në Suedinë Perëndimore të shtunën, meteorologu i SVT-së, Pererik Åberg, ka paralajmëruar se edhe zona të tjera të vendit mund të preken nga i njëjti rrezik në ditët në vijim.

Sipas tij, njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe mëngjesit, kur temperaturat bien dhe rrugët mund të ngrijnë papritur.

“Shumica duhet të tregojnë kujdes dhe të planifikojnë udhëtimet duke llogaritur mundësinë e ngricës”, tha Åberg për SVT.

Meteorologët parashikojnë që moti të vazhdojë në të njëjtën mënyrë edhe të dielën dhe të hënën.

Ndërkohë, policia në Västra Götaland dhe Halland ka njoftuar në faqen e saj zyrtare se “mund të jetë koha e duhur për të vendosur gomat e dimrit”, duke këshilluar drejtuesit e mjeteve të përgatiten për kushtet e rrugëve të rrëshqitshme.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithëve të lëvizin me kujdes dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme në orët e ftohta të ditës.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%