Lajme

Rrezik për zjarr në bar të thatë në shumë pjesë të Suedisë, paralajmërim nga SMHI.

todayMarch 29, 2026 18

Background
share close

Bari i thatë i mbetur nga viti i kaluar po rrit rrezikun për zjarre në shumë zona të Suedisë. Për këtë arsye, SMHI ka lëshuar një paralajmërim dhe u kërkon qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar.

Paralajmërimi fillon nga dita e diel dhe përfshin një pjesë të madhe të vendit. Ai shtrihet nga Skåne në jug, deri në Piteå në veri, duke përfshirë edhe rajonin e Västra Götaland.

Koha kur hyn në fuqi paralajmërimi ndryshon pak në varësi të zonës. Në Västra Götaland, paralajmërimi nis të dielën në orën 13:00 dhe zgjat deri në 18:00. Ndërsa në disa pjesë të Norrland dhe në veriperëndim të Svealand, paralajmërimi fillon në orën 12:00 dhe zgjat po ashtu deri në 18:00.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm, veçanërisht gjatë ndezjes së zjarreve dhe gjatë punës me makineri, për të shmangur rrezikun e zjarreve në natyrë.

Burimi: SVT/SMHI

Link: https://www.svt.se/nyheter/lokalt/vast/risk-for-grasbrand-i-stora-delar-av-sverige-smhi-varnar

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%