Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Moti gjithnjë dhe më i egër dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike mund të përkeqësojnë mbrojtjen e sigurimeve për suedezët, një situatë që mund të sjellë pasoja ekonomike të gjera. Këtë ka paralajmëruar Inspektorati Financiar i Suedisë, i cili ka nisur një hetim të thelluar mbi këtë çështje.
Sipas drejtoreshës së qëndrueshmërisë në Inspektorat, Emilia Högquist, shpejtësia e ndryshimeve klimatike po rrit rrezikun për dëmtimin e pasurive të paluajtshme dhe të pronave të konsumatorëve. “Me ngrohjen e klimës, rriten shanset që shtëpitë dhe objektet e tjera të dëmtohen, duke i ekspozuar konsumatorët ndaj pasojave të mëdha,” tha Högquist.
Një shqetësim shtesë është se nëse kompanitë e sigurimeve fillojnë të tërhiqen nga zonat me rrezik të lartë, mund të shkaktohet një efekt zinxhir. Çmimet e pasurive mund të bien ndjeshëm, dhe ky fenomen mund të ketë ndikime të mëdha në ekonominë suedeze.
Në kuadër të hetimit, Inspektorati Financiar po zhvillon një anketë ndërmjet kompanive të sigurimeve për të vlerësuar situatën dhe për të hartuar rekomandime për politikën e sigurimeve. Rezultatet pritet të publikohen në vjeshtë, duke ofruar një panoramë më të qartë për rrezikun dhe pasojat që mund të sjellin ndryshimet klimatike në tregun e sigurimeve.
Written by: admin
Post comments (0)