Lajme

Rreziku për infarkt në zemër më i lartë në mbrëmjen e Krishtlindjes

todayDecember 22, 2025 17

Background
share close

Mbrëmja e Krishtlindjes është dita kur më së shumti suedezë pësojnë infarkt në zemër, raporton TV4 Nyheterna. Sipas infermieres së urgjencës, Camilla Thurell, numri i rasteve është 37% më i lartë krahasuar me një ditë të zakonshme. Ajo thekson se ora më kritike është rreth orës 22.

Shkaku i saktë i këtij rreziku të shtuar nuk dihet, por disa faktorë përmenden si të mundshëm. Mes tyre janë stresi i festave, ushqimi i rëndë i Krishtlindjes, konsumimi i alkoolit dhe mungesa e gjumit.

Camilla Thurell ka një mesazh të qartë për njerëzit nëse dikush në familje ose shoqëri shfaq simptoma të infarktit. Ajo thekson se ndihma duhet kërkuar menjëherë.

“Edhe nëse është mbrëmja e Krishtlindjes, duhet të telefonojmë menjëherë në 112”, thotë ajo.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%