Lajme

Rriten aplikimet për A-kassa me 18% në janar

todayFebruary 11, 2026 32

Background
share close

Numri i personave që kanë aplikuar për kompensim papunësie nga fondet e sigurimit të papunësisë (A-kassa) është rritur me 18% në muajin janar, krahasuar me muajin dhjetor. Kështu tregojnë shifrat zyrtare nga organizata e fondeve të papunësisë në Suedi (Sveriges a-kassor).

Megjithatë, krahasuar me janarin e vitit të kaluar, numri i aplikimeve është më i ulët. Brenda një viti, aplikimet kanë rënë me pak më shumë se 18%.

Sipas Tomas Eriksson, sekretar i përgjithshëm (kanslichef) në organizatën (Sveriges a-kassor), rritja në janar është e madhe, por e pritshme.

“Rritja në janar është e madhe, por e pritshme. Së bashku me një rritje të lehtë në dhjetor, ky është një ndryshim normal sezonal që zakonisht ndodh në fund dhe në fillim të vitit”, thotë Tomas Eriksson.

Ai parashikon se trendi i rënies do të vazhdojë dhe se papunësia tek anëtarët e fondeve të papunësisë (A-kassa) do të ulet përsëri, por me një ritëm të ngadaltë.

Burimi: sverigesakassor

Link: https://www.sverigesakassor.se/sv/startsida

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%