Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Çmimet e ushqimeve në Suedi vazhdojnë të rriten ndjeshëm, me disa produkte që kanë shënuar shtrenjtimin më të madh gjatë janarit. Sipas një raporti nga Matpriskollen, rreth 29% e 44,000 produkteve të analizuara kanë pësuar rritje çmimi, duke bërë që janari të regjistrojë nivelin më të lartë të shtrenjtimit që nga marsi 2023.
Ndër produktet që janë prekur më shumë nga rritja e çmimeve janë kafeja, lëngu i portokallit dhe kakaoja. Edhe disa perime dhe produkte të përpunuara, si reçeli, janë bërë më të shtrenjta. Specat janë shtrenjtuar me 15%, ndërsa domatet me 11%, duke ndikuar drejtpërdrejt në shportën e konsumatorëve.
Ekspertët paralajmërojnë se trendi i rritjes së çmimeve mund të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm.
“Në shkurt dhe deri në mars, çmimet pritet të rriten ndjeshëm. Arla ende nuk ka njoftuar ndonjë rritje në produktet e bulmetit, por një rritje e tillë mund të vijë së shpejti,” tha Ulf Mazur, CEO i Matpriskollen.
Rritja e çmimeve të ushqimeve mbetet një sfidë për konsumatorët suedezë, të cilët tashmë përballen me kosto të larta të jetesës.
Burimi: TT
Written by: admin
Post comments (0)