Lajme

Rritet kufiri për tatimin shtetëror, mund të fitosh më shumë pa paguar më shumë taksa.

todayJuly 15, 2025 279

Background
share close

Nga viti 2026, mund të fitosh më shumë para pa hyrë në taksën shtetërore të të ardhurave. Kjo vjen pasi Enti Suedez i Statistikave (SCB) ka vendosur që baza e çmimit për vitin 2026 të jetë 59 200 korona, që është 400 korona më shumë se vitin e kaluar.

Kjo rritje ndikon drejtpërdrejt në shumë gjëra, përfshirë edhe tatimin shtetëror mbi të ardhurat. Sipas përllogaritjeve, njerëzit do të mund të fitojnë deri në 54 000 korona në muaj pa paguar tatim shtetëror, që është rreth 4 500 korona më shumë se më parë.

Sipas Sharon Lavie, ekonomiste pranë Lendo, kjo do të thotë që ata që janë pak mbi këtë kufi, mund të kursejnë rreth 900 korona në vit nga taksat.

Përveç kësaj, edhe pagesat e tjera që varen nga baza e çmimit do të rriten, si:

  • Leja prindërore
  • Pensioni minimal
  • Ndihmat për studentë

Ky është një lajm i mirë për shumë familje dhe individë, sepse do të kenë mundësi të kenë më shumë të ardhura në xhep.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%