Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Nga 1 janari 2026 do të ndryshojnë rregullat për tërheqjen e pensionit të punës për të gjithë punonjësit në komuna dhe rajone që përfshihen në marrëveshjet AKAP-KR dhe KAP-KL.
Arsyetimi i ndryshimit vjen pas një marrëveshjeje midis palëve të tregut të punës dhe sindikatave, të cilat kanë vendosur që të rritet mosha minimale për të marrë pensionin e punës.
Sipas marrëveshjes së re, mosha më e ulët për të nisur tërheqjen e pensionit do të kalojë nga 60 vjeç në 62 vjeç. Ky ndryshim do të zbatohet për pensionin e punës me pagesë të përcaktuar (të quajtur premiebestämd tjänstepension).
Megjithatë, ka një përjashtim të rëndësishëm:
Nëse punonjësi dorëzon kërkesën për pension deri më 10 dhjetor 2025, do të ketë ende mundësinë të fillojë të marrë pension që nga mosha 60 vjeç, me kusht që pagesat të nisin gjatë vitit 2026.
Ata që tashmë kanë aplikuar për pension, nuk kanë nevojë të bëjnë asgjë, kërkesa e tyre mbetet e vlefshme.
Institucionet përkatëse njoftojnë se për çdo paqartësi apo pyetje, qytetarët mund të dërgojnë një mesazh përmes shërbimit “Mina sidor” (Faqet e mia) në faqen e tyre zyrtare.
Written by: admin