Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Spitali Universitar në Linköping njofton se gjithnjë e më shumë persona po dërgohen në urgjencë për shkak të aksidenteve me skutera elektrikë. Sipas mjekut përgjegjës, Maciej Wajda, ka raste kur spitali pranon një deri në dy persona në ditë që kanë pësuar lëndime.
“Nuk janë vetëm ata që ngasin skuterat që dëmtohen, por edhe kalimtarë të zakonshëm që goditen ose përplasen me ta”, thotë ai.
Gjysma e të lënduarve janë të rinj nga 15 deri në 25 vjeç. Shumë nga aksidentet ndodhin sepse drejtuesit e skuterave janë nën efektin e alkoolit apo drogës. Spitali bën thirrje për më shumë kujdes në përdorimin e këtyre mjeteve.
Written by: admin
Post comments (0)