Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
Skandialbradio Skandi Alb Radio
Numri i fëmijëve që diagnostikohen me ADHD në Suedi po rritet vazhdimisht. Kjo prirje e ka bërë vendin të dallohet edhe në krahasim me shtetet e tjera, shkruan gazeta suedeze Svenska Dagbladet.
Sipas një raporti të fundit të Agjencisë Suedeze të Shëndetit dhe Mirëqenies (Socialstyrelsen), aktualisht 13,5% e djemve të moshës 10 deri në 17 vjeç në Suedi janë diagnostikuar me ADHD. Te vajzat e së njëjtës grupmoshë, kjo përqindje arrin në 9,5%.
Shifrat janë aq të larta sa Lars Almroth, drejtor i shërbimeve shëndetësore në Socialstyrelsen, sheh vetëm dy shpjegime të mundshme: ose Suedia është një vend që ka përparuar shumë në zbulimin dhe diagnostikimin e ADHD-së, ose po e tepron me vendosjen e kësaj diagnoze.
Një nga arsyet që përmenden për këtë rritje është se shkolla dhe shoqëria janë bërë gjithnjë e më kërkuese. Si pasojë, fëmijët me ADHD po hasin më shumë vështirësi për të përballuar kërkesat e përditshme, si në shkollë, ashtu edhe në jetën shoqërore.
“Nuk bëhet fjalë se fëmijët kanë ndryshuar, por se kanë ndryshuar kërkesat që u vendos jeta”, shprehet Lars Almroth.
Të dhënat statistikore tregojnë se përqindja e fëmijëve të diagnostikuar me ADHD në Suedi është katërfishuar që nga viti 2010. Ndërsa ndryshimi në këtë prirje të diagnostikimit ka nisur që në vitin 2006.
Rritja e vazhdueshme e këtyre shifrave ka hapur diskutime mbi arsyet e shtimit të diagnozave dhe nëse kjo lidhet me identifikimin më të mirë të ADHD-së apo me rritjen e kërkesave që shkolla dhe shoqëria u vendosin fëmijëve.
Burimi: SVD
Link: https://www.svd.se/a/zlvB2b/adhd-bland-barn-pa-rekordhoga-nivaer
Written by: admin