Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një raport i fundit nga CAN (Këshilli për Informimin e Alkoolit dhe Narkotikëve) ka ngritur shqetësime serioze për përdorimin në rritje të vejpave tek të rinjtë në Suedi. Statistikat tregojnë se një në katër vajza në shkollat e mesme përdor rregullisht cigare elektronike, ndërsa mes nxënëseve të klasës së nëntë, kjo shifër është një në pesë.
Sipas ekspertëve, një nga arsyet kryesore për këtë rritje është përhapja e vejpave në shije të ndryshme, që i bën ato veçanërisht tërheqëse për të rinjtë. Martina Zetterqvist, hetuese pranë CAN, thekson se këto shije janë një faktor kryesor që nxit popullaritetin e këtij fenomeni.
Shqetësime për shëndetin
Linda Maripuu, hetuese pranë Autoritetit Suedez të Shëndetit Publik (FHM), ka ngritur alarmin për pasojat e mundshme afatgjata të përdorimit të vejpave.
“Jemi thellësisht të shqetësuar,” tha ajo në një intervistë për Dagens Nyheter. “Efektet afatgjata mbi shëndetin ende nuk janë të qarta, por fakti që gjithnjë e më shumë të rinj po i përdorin është një sinjal alarmi.”
Nevoja për masa të menjëhershme
Ekspertët i bëjnë thirrje qeverisë dhe institucioneve arsimore që të ndërmarrin hapa për të parandaluar përhapjen e këtij trendi. Propozimet përfshijnë rritjen e ndërgjegjësimit publik për rreziqet shëndetësore, ndalimin e reklamimit të shijeve tërheqëse dhe forcimin e rregulloreve për shitjen e vejpave tek të miturit.
Për momentin, rritja e fenomenit vazhdon të jetë një sfidë serioze për autoritetet shëndetësore dhe për shoqërinë në tërësi.
Written by: admin
Post comments (0)