Lajme

Rritet riciklimi për kanaçet dhe shishet, pijet bëhen më të shtrenjta.

todaySeptember 1, 2025 46

Background
share close

Nga sot hyn në fuqi rritja e cmimeve për paketimet e riciklueshme. Kjo do të thotë se konsumatorët do të paguajnë pak më shumë për pijet në dyqane.

Për shishet e vogla plastike (PET) rritja nga 1 në 2 korona, ndërsa për shishet e mëdha shkon nga 2 në 3 korona.

Megjithatë, paketimet e vjetra do të pranohen ende për kthim në makinat e riciklimit për dy vjet pas datës së fundit të shitjes.

Është gjithmonë shuma që shkruhet në paketim ajo që vlen, shpjegon për agjencinë TT, Katarina Lundell, drejtuese e marketingut dhe komunikimit në kompaninë Returpack/Pantamera.

Qëllimi i kësaj nisme është që shkalla e riciklimit të arrijë në 90%, krahasuar me 87,5% që është sot.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%