Lajme

Rritje e kërkesave për ndihmën e re vonesa të mëdha.

todayAugust 12, 2025 29

Background
share close

Vonesat e gjata vazhdojnë të shkaktojnë probleme për ata që kërkojnë të ashtuquajturin omställningsstöd (ndihma për riorientim profesional). Fillimisht ishte CSN që kishte probleme, tani është Försäkringskassan ku çështjet po grumbullohen.

“Sa më gjatë të zgjasë tek Försäkringskassan, aq më gjatë zgjat tek ne,” thotë Elina Andersson, drejtuese e zyrës në CSN.

Omställningsstudiestödet është për ata që duan të vazhdojnë shkollimin brenda profesionit të tyre ose të mësojnë një profesion të ri. Për të përcaktuar sa ndihmë mund të marrë aplikanti, CSN ka nevojë për të dhënat e të ardhurave nga Försäkringskassan.

Në korrik 2025, koha mesatare e përpunimit të kërkesave tek Försäkringskassan ishte mbi dy muaj  72 ditë. Kjo është më shumë se dyfishi i pritjes krahasuar me korrikun 2024, sipas të dhënave të institucionit.

Në total, kjo e rriti kohën e pritjes për vendim nga CSN në 85 ditë, sipas CSN.

“Numri i kërkesave ka qenë shumë më i madh se sa prisnim dhe se sa tregonin parashikimet tona,” thotë Andreas Stjernberg, drejtues sektori në Försäkringskassan.

Në prill, Försäkringskassan mori mbi pesë herë më shumë kërkesa për omställningsstöd krahasuar me prillin 2024. Ai përmend gjithashtu mungesën e stafit dhe faktin që trajnimi i punonjësve të rinj kërkon kohë.

Për rrezikun që njerëzit të heqin dorë nga shkollimi kur nuk marrin përgjigje para fillimit të studimeve, Stjernberg thotë:

“Ne kemi marrë këto sinjale nga CSN dhe sigurisht nuk jemi të kënaqur me këtë. Do të doja të kishim më shumë staf që të trajtonim këto kërkesa më shpejt. Por duhet kujtuar se Försäkringskassan vetëm llogarit të ardhurat nuk vendos kush e merr ndihmën apo jo.”

Më herët, mungesa e stafit tek CSN kishte bërë që disa pagesa të ndihmës të mos kryheshin në kohë. Tani, CSN ka punësuar më shumë punonjës dhe është pothuajse në ritmin normal.

“Për ata që kanë aplikuar por nuk kanë marrë përgjigje, një mundësi është të kërkojnë ndihmën e zakonshme të studimeve nga CSN. Por omställningsstudiestödet nuk mund të kombinohet me ndihma të tjera dhe nuk mund të merret më pas për periudha kur është marrë një tjetër lloj ndihme,” thotë Andersson.

Sipas saj, synimi është që shumica e atyre që aplikojnë për periudhën që nis më 1 tetor të marrin përgjigje para fillimit të studimeve.

Që nga 1 prilli i këtij viti, mbi 20 000 persona kanë aplikuar për omställningsstöd. Rreth 12 750 kanë marrë vendim, dhe afërsisht 7 500 prej tyre janë miratuar për ndihmën, sipas shifrave të CSN nga 4 gushti.

Burimi: SVD

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%