Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Nga 1 prilli i vitit të ardhshëm, Agjencia Suedeze e Tatimeve (Skatteverket) do të vendosë 25% TVSH mbi vendet e parkimit që qiraxhinjtë marrin me qira nga pronari i banesës, raporton revista Hem & Hyra.
Kjo do të thotë se çmimi për parkim do të rritet ndjeshëm, dhe në shumicën e rasteve kostoja do t’u kalojë qiraxhinjve. Vendimi mund të prekje qindra mijëra persona në të gjithë Suedinë.
Sipas Ulrika Hansson, juriste në tatime në organizatën Fastighetsägarna Sverige, shumë pronarë janë të shqetësuar për pasojat e këtij ndryshimi.
“Disa pronarë ndërtesash me të cilët kemi folur mendojnë se kjo do të jetë shumë e shtrenjtë për qiraxhinjtë e tyre. Ata presin që shumë prej tyre të heqin dorë nga vendet e parkimit, gjë që do të çojë në vende të lira parkimi,” tha Hansson.
Ky vendim mund të sjellë ndryshime të mëdha në mënyrën se si njerëzit përdorin parkimet dhe të shtojë kostot mujore për shumë familje që kanë makina.
Written by: admin