Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Që nga 1 shtatori, kur hynë në fuqi rregullat më të ashpra të qeverisë suedeze për dëbimin e të huajve që kryejnë vepra penale, numri i personave të akuzuar për krime që rrezikojnë të dëbohen nga Suedia është rritur me gjithsej 242% në Stokholm, Göteborg dhe Malmö. Lajmi raportohet nga gazeta suedeze Dagens Nyheter (DN).
Megjithatë, ndryshimet e reja kanë ngritur shqetësime në sistemin e drejtësisë. Një nga frikërat kryesore është se gjyqet do të zgjasin më shumë, edhe kur bëhet fjalë për vepra të lehta penale. Kjo për shkak se gjatë procesit gjyqësor do të duhet të merren dokumente dhe informacione shtesë nga Agjencia Suedeze e Migracionit.
Pavarësisht këtyre shqetësimeve, ministri suedez i Migracionit, Johan Forssell, nga partia Moderaterna (M), shprehet i kënaqur me rezultatet e deritanishme të rregullave të reja.
Ministri thekson se qëllimi kryesor i ndryshimeve është mbrojtja e viktimave të krimit dhe se sistemi i mëparshëm nuk ka çuar në mjaftueshëm dëbime të personave që kanë kryer vepra penale.
“E gjithë arsyeja për këto ndryshime lidhet me interesat dhe mbrojtjen e viktimave të krimit. Vlerësimet që kemi parë për mënyrën se si funksiononte sistemi më parë tregojnë se numri i vendimeve gjyqësore që kanë çuar realisht në dëbim ka qenë në mënyrë irrituese i ulët”, deklaroi Johan Forssell.
Sipas ministrit, ndryshimet synojnë që më shumë vendime gjyqësore të çojnë në dëbimin e personave që plotësojnë kushtet ligjore për t’u larguar nga Suedia.
Burimi: DN
Link: https://www.dn.se/sverige/kraftig-okning-av-utvisningsyrkanden-efter-nya-reglerna/
Written by: admin