Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Në Suedi po rritet me shpejtësi numri i personave që preken nga bakteri i zorrëve campylobacter, i cili shkakton shqetësime të stomakut dhe diarre.
Në fillim të qershorit u raportuan rreth 30 raste në javë, por javën e kaluar numri u rrit në mbi 200 raste, sipas Autoritetit të Shëndetit Publik.
Rikard Dryselius, ekspert i institucionit, thotë se kjo është diçka normale për sezonin veror.
“Zakonisht nga muaji korrik rastet fillojnë të rriten ndjeshëm”, shpjegon ai.
Autoritetet këshillojnë qytetarët të kenë kujdes me higjienën dhe përgatitjen e ushqimit për të shmangur infektimin.
Burimi: TT
Written by: admin